Pas një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv, Konfederata e Futbollit e Afrikës në mënyrë unanime ka rikonfirmuar përkrahjen për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.
Kërkim falja e Infantinos është mirëpritur nga afrikanët.
Ky zhvillim shkon shumë në favor të Infantinos, që pret të rizgjedhet në postin e presidentit të FIFA-s në Kongresin e marsit.
Me 54 vende anëtare, Konfederata Afrikane është organizata e dytë më e madhe e FIFA-s.
UEFA e kundërshton Infantinon, ndërsa konfederatat tjera nuk janë deklaruar qartë.