Tottenhami rrezikon pozitën e tretë me humbjen nga Bournemouthi Foto: Reuters

Tottenhami rrezikon pozitën e tretë me humbjen nga Bournemouthi

04 May 2019 15:30

Skuadra e Mauricio Pochettinos ka pësuar humbje ndaj Bournemouthit si mysafir me rezultat minimal prej 1 me 0.

Ndonëse ishte një ndeshje tejet interesante me shumë raste shënimi, në 90 minuta u shënua vetëm një gol.

Skuadra e Tottenhamit u ndëshkua dy herë në ndeshje duke mbetur pa dy lojtarë. I pari që lëshoi fushën e blertë ishte Son Heung-Min që u ndëshkua me të kuq pas sjelljes josportive në minutat e fundit të pjesë së parë. Me fillim të pjesës së dytë, edhe mbrojtësi Juan Foyth u ndëshkua me të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj një lojtari kundërshtar.

Ndeshja u zhvillua në tension të lartë ndërsa vendësit morën lojën nën kontroll pasi tashmë kishin 2 lojtarë më tepër në fushë. Edhe pse kishin iniciativën në pjesë të dytë, goli i fitores erdhi vetëm në minutat shtesë të ndeshjes përmes mbrojtësit Nathan Ake pas një harkimi nga këndorja.

Me këtë humbje, Tottenhami mbetet në pozitën e tretë me 70 pikë, vetëm dy më shumë se Chelsea që nesër pret Watfordin në shtëpi.

Bournemouthi me këtë fitore ngjitet në pozitën e 12-të.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme