Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk ka deklaruar se është i kënaqur që nuk përballet çdo sezon me Lionel Messin.
Ylli holandez mbrëmë pati rastin të shohë nga afër magjinë e argjentinasit, kur ekipi i tij Liverpoolit pësoi në Camp Nou ndaj Barcelonës me rezultat prej 3 me 0, dy prej golave që i shënoi Messi, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kur përballesh me Messin dhe ai është në formën më të mirë nuk mund të bësh shumë. Jam i lumtur që nuk luaj në Spanjë dhe s’përballem me të çdo sezon”, është shprehur Van Dijk, që aktualisht llogaritet si njëri ndër mbrojtësit më të mirë në botë.
Megjithatë, ai ka shtuar se Messi mbrëmë e ka fituar betejën, por ende s’e ka fituar luftën.
“Ai shënoi dy gola dhe jam shumë i zhgënjyer për këtë. Ai ka fituar betejën por jo luftën”, ka thënë Van Dijk, që ka deklaruar se ekipi i tij do të bëjë gjithçka që ta përmbysë këtë rezultat dhe ai ende beson në kualifikimin në finale.
Liverpooli e pret në Anfield Road skuadrën e Barcelonës më 7 maj për ta zhvilluar ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.