Juventusi ofron Dybalan për Salahun

Juventusi ofron Dybalan për Salahun

19 April 2019 21:54

Skuadra e Juventusit i ka ofruar Liverpoolit shkëmbimin e Paulo Dybalas me egjiptianin Mohammed Salah, përcjellë të premten e përditshmja "Gazzetta dello Sport".

Dybala, i cili pëlqehet nga trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, pritet të largohet nga Juventusi në fund të këtij edicioni, pasi nuk ka bindur me paraqitjet e tij, transmeton Koha Ditore.

Ndërsa, Salah ka kërkuar largimin nga Liverpooli për shkak të raporteve jo të mira me trajnerin gjerman. Dybala 25-vjeçar ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022 dhe ka shënuar dhjetë gola në 39 ndeshje.

Salah krahas 23 golave ka edhe 11 asistime për Liverpoolin në 46 ndeshje. Egjiptiani 26-vjeçar ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2023.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme