Së shpejti në Kosovë do të nisë turneu 1v1 i videolojës “League of Legends” në kuadër të “RedBull Player One 2019”, fituesi i së cilit do të shkojë në Brazil për të përfaqësuar Kosovën në garën botërore.
Organizatorët kanë njoftuar se këtë vit, që është edicioni i dytë i turneut në Kosovë, kualifikimet do të luhen edhe në Prizren, online dhe në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKualifikimi i parë zhvillohet në Prizren më 21 prill prej orës 12:00 në Kino Lumbardhi.
Kualifikimi i dytë online është tre ditë më pas në orën 12:00 dhe kualifikimi tre zhvillohet në XPortal në Prishtinë më 28 prill prej orës 12:00.
Finalja kombëtare zhvillohet më 5 maj në Prishtinë prej orës 12:00.
Kujtojmë se vitin e kaluar Vullnet Mustafa përfaqësoi Kosovën në garën botërore për video-lojëra.
{gallery}
Foto nga edicioni i kaluar