Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bartomeu: Dembele është më i mirë se Neymari

Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, ka thënë se lojtari Ousmane Dembele tashmë është më i mirë se Neymari, lojtarin që e ka zëvendësuar në Camp Nou.

Neymar ishte larguar nga Katalonja drejt Parisit më 2017 për 222 milionë euro, e Barça transferoi Dembelen nga Dortmundi për 105 milionë euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bartomeu për TVE ka folur edhe për zhvillimin e Philippe Coutinhos me klubin katalonas.

“Kam shpjeguar se kemi një projekt me Dembelen dhe Coutinhon me paratë e Neymarit. Dembele tani është në nivel më të lartë se Neymari, është lojtar më i mirë dhe është adaptuar tashmë”, ka thënë Bartomeu, teksa ka lavdëruar Coutinhon e ka shtuar se presin shumë nga ai.

Bartomeu më tej ka thënë se klubi që udhëheq nuk e ka në tavolinë çështjen e blerjes së Antoine Griezmannit nga Atletico.