“Djajtë e Kuq” nuk do ta lejojnë largimin e mesfushorit
Manchester United i ka bërë me dije menaxherit të Paul Pogbas, Mino Raiolas, se nuk do ta ketë të lehtë ta largojë lojtarin nga “Old Traffordi”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSpekulimet e fundit se Pogba, mund të transferohet te Real Madridi, ka bërë që drejtuesit e klubit ta njoftojnë Raiolan, se nuk do ta lejojnë largimin e mesfushorit, transmeton KTV.
Për 26-vjeçarin, interesim të vazhdueshëm kanë shprehur madrilenët, që janë të gatshëm të bëjnë një ofertë të majme për francezin.
Pogba, këtë sezon po shkëlqen te United, duke shënuar 16 gola dhe 11 asistime në të gjitha garat.