Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson dhe mbrojtësi Virgil van Dijk janë shprehur të kënaqur me fitoren ndaj Portos, në sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Liverpooli fitoi në Anfield Road me rezultat prej 2 me 0 me golat s shënuar nga Keita e Firmino, transmeton Koha.net.
“Porto është një ekip i mirë, me lojtarë të mirë, e këtë mund ta shihnit se sa të rrezikshëm ishin. Në pjesën e dytë donim të shënonim edhe një apo dy gola por nuk ia dolëm. Nuk krijuam shumë dhe ishte një fillim i ngadaltë, por në përgjithësi duhet të jemi të kënaqur me fitoren prej 2 me 0”, ka thënë Henderson për BT Sport.
Derisa Van Dijk ka thënë se, “mbajtëm portën e paprekur, shënuam dy gola dhe mund të ndërtojmë mbi këtë bazë”.
Ai ishte i lumtur të përballej me një sulmues të vështirë si Moussa Marega.
“Ai është i fuqishëm dhe i vështirë për t’u përballur. Secili sulmues ndaj të cilit luaj momentalisht janë mjaft të mirë, por po i shijoj këto beteja. Dua të shijoj këto ndeshje dhe tani i gjithë fokusi është për sfidën ndaj Chelseat”, ka thënë Van Dijk.