Kryesia e Dritës ka vizituar sot tifozin i cili u rrëzua nga një objekt afër stadiumit teksa shikonte ndeshjen ndaj Ferizajt në Superligë.
Gjendja e tij është stabile, ndërsa klubi ka vendosur që të gjithë tifozëve nën moshën 16-vjeçare t’u mundësohet hyrja pa pagesë në ndeshjet që Drita i zhvillon si vendas deri në fund të sezonit.
Ky është njoftimi i klubit:
Urime fitorja të gjithë tifozëve të Dritës, në veçanti voglushit i cili u rrëzua duke e shikuar ndeshjen nga një objekt në afërsi të stadiumit.
Kryesia e klubit ishin për vizitë dhe do t'i qëndrojnë afër për gjithqka, falë Zotit gjendja e tij është e mirë dhe stabile.
I bëj thirje të gjithë tifozëve të Dritës të kenë kujdes!
Duke analizuar situaten, si president i klubit kam vendosur që të gjithë tifozëve nën moshën 16vjeqare t'i mundësohet hyrja pa pagesë në ndeshjet që Drita i zhvillon si vendas deri në përfundim të kampionatit.
Faleminderit për mbështetjen !
#PërparaDrita