Tifozi bie nga ndërtesa teksa shikonte ndeshjen Drita – Ferizaj

Tifozi bie nga ndërtesa teksa shikonte ndeshjen Drita – Ferizaj

30 April 2017 16:26

Një tifoz ka rënë nga kati i parë i një ndërtese jashtë stadiumit të qytetit në Gjilan, teksa ishte duke shikuar ndeshjen e Superligës mes Dritës dhe Ferizajt.

KTV raporton se menjëherë ka interevenuar ndihma e shpejtë dhe tifozi është dërguar menjëherë në spital.

Akoma nuk dihet asgjë për gjendjen e tifozit.

Stadiumi i qytetit në Gjilan është duke u ndërtuar. Aty zhvillojnë garat dy klubet Drita dhe Gjilani.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme