Futboll

Katër persona të shoqëruar e dy policë të lënduar në incidentin në Ferizaj

Policia e Kosovës

Dy policë kanë mbetur të lënduar gjatë incidentit jashtë fushës së futbollit në Ferizaj gjatë ndeshjes Ferizaj - Prishtina. Ndeshja ishte ndërprerë në minutën e 12-të pas incidentit ndërmjet dy tifozëve vendës të Ferizajt dhe tifo-grupit “Plisat”. Ndeshja ka rifilluar pas qetësimit të situatës. Katër persona janë shoqëruar në polici.

“Më datën 28.09.2925 pasi ka filluar ndeshja e futbollit për garat e Superligës së Kosovës, ndërmjet Ferizajt dhe Prishtinës, policia e Ferizajt ka parandaluar një tentim përleshje mes tifozëve jashtë tribunave. Me këtë rast policia ka shoqëruar katër persona në stacionin policor në Ferizaj për intervistim, ndërsa dy pjesëtarë të policisë kanë pësuar lëndime trupore dhe për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Janë marrë masat shtesë nga policia për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli për KOHËN të dielën.