Cristiano Ronaldo është kthyer në stërvitje te Juventusi pak para përballjes me Ajaxin, por jo edhe Giorgio Chiellini e Emre Cani.
Portugezi pritet të luajë në ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve në kuadër të takimit të parë çerekfinale, pas një mungese disajavëshe për shkak të lëndimit.
Gjithsesi, Cani dhe Chiellini munguan për shkak të problemeve me lëndime.
Mbetet e paqartë nëse dyshja do të jetë gati për ndeshjen në Amsterdam.