Klubi i futbollit “Gjilani”, përmes një njoftimi në Facebook ka zbuluar çmimet e biletave për ndeshjen ndaj KF “Dritës”.
Derbi Gjilani-Drita do të luhet këtë të diele në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:00, raporton Koha.net.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se sektori i Veriut në stadium do t’ju takojë tifozëve të Gjilanit, “Skifterave”, ndërsa sektori i Jugut atyre të Dritës, “Intelektualëve”.
Biletat mund të blihen para çdo hyrje të stadiumit.
Këto janë çmimet e biletave:
Jug – 3 euro;
Veri – 3 euro;
Lindje – 5 euro;
Perëndim – 6 euro;
VIP – 15 euro.