Sport

Udinese konfirmon se Behrami nuk luan më këtë sezon

Sezoni i Valon Behramit ka përfunduar pasi Udinese ka konfirmuar se mesfushori ka thyer fibulën e këmbës.

Ai ishte lënduar në barazimin e Udineses me Milanin të martën. Behrami, 33-vjeçar, në minutën e 75-të u nxor me barelë nga fusha pas lëndimit të rëndë që e pësoi në nyjën e këmbës së djathtë.

Lëndimi i fundit vë në pikëpyetje karrierën e Behramit

Klubi tani ka njoftuar se reprezentuesi i Zvicrës ka humbur sezonin.

Ai do të përfundojë sezonin me 19 paraqitje e një gol në Serie A.