Boca në garë për Vidalin

Boca në garë për Vidalin

03 April 2019 12:17

Pas Interit, edhe Boca Juniors është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Barcelonës, kilianit Arturo Vidal. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga "Fox Sports".

Mësohet se ekipi argjentinas tashmë ka filluar kontaktet me Vidalin, i cili pritet të largohet nga Barcelona në fund të këtij edicioni. Kartoni i tij, vlerësohet rreth 25 milionë euro kurse te Boca Juniors shihet si përforcim i madh për edicionin e ri, transmeton Koha Ditore.

Vidal 31-vjeçar, ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2021. Ai këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka asistuar pesë herë në 41 paraqitje te Barça.

Vidal prej vitit 2007 luan në Evropë kur iu bashkua Bayer Leverkusenit nga Colo Colo. Karrierë gjithashtu ka bërë edhe te Juventusi e Bayerni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme