Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi me ofertë për Sanchon

Foto: Reuters

Skuadra e Manchester Unitedit ka bërë ofertë për shërbimet e mesfushorit Jadon Sancho, i cili po shkëlqen këtë edicion te Borussia Dortmundi.

Mediumet angleze kanë raportuar të martën se Manchesteri është i gatshëm t'i paguajë Dortmundit 110 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Sanchos në fund të këtij edicioni, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sancho 19-vjeçar, këtë edicion ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë 18 asistime në 36 paraqitje për Dortmundin në të gjitha garat.

Ai te kjo skuadër u transferua në vitin 2017 nga të rinjtë e Manchester Cityt për tetë milionë euro dhe me ekipin gjerman ka kontratë deri në vitin 2022.

Sancho vitin e shkuar debutoi me Përfaqësuesen e Anglisë dhe deri më tash ka regjistruar katër paraqitje.