Fazën e tretë dhe të fundit të këtij edicioni në Ipko Superligën e Kosovës, skuadra e Prishtinës synon ta nisë me fitore.
Në ndeshjen e xhiros së 23-të që luhet të mërkurën (sot) prej orës 14:00 në stadiumin "Fadil Vokrri", Prishtina e pret Flamurtarin, një kundërshtar që këtë edicion nuk ka arritur ta mposhtë. Në dy ndeshjet e këtij edicioni me Prishtinën, Flamurtari ka marrë një barazim dhe një fitore, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTakimi i së mërkurës është i fundit i kësaj xhiroje, ndeshjet e së cilës janë zhvilluar më 16 e 17 mars. Derbi i qytetit të Prishtinës është shtyrë, pasi Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), me këshillim të UEFA-s, vendosi ta ruajë fushën për ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës: miqësoren me Danimarkën dhe eliminatoren me Bullgarinë.
Prishtina aktualisht zë vendin e tretë në tabelë me 47 pikë të tubuara, derisa Flamurtari ka 19 pikë më pak (28) dhe renditet në pozitën e nëntë në tabelë. Prin Feronikeli me 55 pikë, i përcjellë nga Llapi (48) që kanë nga një ndeshje më shumë të zhvilluar.
(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")