Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo s’brengoset për lëndimin e pësuar në ndeshjen me Serbinë

Foto: Reuters

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, thotë se s’ka arsye pse të brengoset pas lëndimit të pësuar në barazimin Portugali – Serbi të hënën.

Portugalia priti Serbinë në Lisbonë të hënën në Eliminatoret për Euro 2020.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai u largua nga ndeshja në minutën e 30-të pas zgjatjes së muskujve, por Ronaldo insiston se nuk është problem i madh.

“Nuk brengosem, sepse e njoh në mënyrë të përsosur trupin tim”, ka thënë Ronaldo pas barazimit. “Ndodh, është futboll. Ka rreziqe. Jam i qetë sepse e di se do të kthehem në dy ose tri javë pa asnjë problem”.

Juventusi takohet më 10 prill në Amsterdam në takimin e parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve ndaj Ajaxit, gjashtë ditë para ndeshjes së kthimit.