Ylli i Kosovës, Arbër Zeneli, ka thënë se Kosova nuk pati fat për të fituar ndeshjen ndaj Bullgarisë në kualifikimet për Euro 2020.
Ai shënoi golin e vetëm për Kosovën në barazimin 1 me 1 në “Fadil Vokrri”, teksa ka thënë se patën përballë një rival shumë të fortë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Bullgaria ishte shumë e fortë. S’na lejonte të luanim në pozitat tona mirë. Na bënë presion shumë të mirë. Në pjesën e parë s’ishim të fokusuar. Patëm shanse të mira, por s’patëm fat. Mezi e dhamë një gol”, ka thënë ai pas takimit.