Hekuran Kryeziu, mesfushori i Kosovës që mungoi ndaj Danimarkës në miqësore për shkak të lëndimit, ka thënë se akoma nuk mund të tregojë nëse do të jetë gati për ndeshjen e parë eliminatore ndaj Bullgarisë të hënën.
Ai ka thënë se ka shpresa, por ka shtuar se kushdo që luan do të japë më të mirën për Kosovën.
“Nuk e di a do të luaj, por shpresoj dhe po të mos kisha shpresa s’do të vija fare. Mendoj që po, por sot nuk mund të them 100 për qind po apo jo. Sot e pamë që kemi kualitet të mirë dhe ata që do të luajnë do të japin maksimumin dhe do të marrim rezultat pozitiv”, ka thënë ai pas ndeshjes.