Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kryeziu shpreson të jetë gati për ndeshjen me Bullgarinë

Mesfushori i Zuerichut, Hekuran Kryeziu, të martën i është bashkuar përfaqësueses së Kosovës.

Lajmin për “Sportin në KTV” e ka bërë të ditur menaxheri i “Dardanëve”, Bajram Shala.

Shala ka theksuar se shpresojnë që Kryeziu të jetë gati për ndeshjen e parë të ciklit kualifikues për “Euro 2020” kundër Bullgarisë, që e luan më 25 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Edhe vetë futbollisti për televizionin ka thënë se shpreson të jetë gati për ndeshjen me Bullgarinë.

Ai u lëndua gjatë ndeshjes në fundjavë që Zuerichu e fitoi kundër Xamaxit me rezultatin 2:1.

Para ndeshjes me Bullgarinë, Kosova të enjten do ta zhvillojë ndeshjen miqësore kundër Danimarkës.