Mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu, ka thënë se është optimist se mund të luajë për “Dardanët” në ndeshjen e parë kualifikuese për “Euro 2020” ndaj Bullgarisë, të hënën.
Ai mungoi në miqësoren ndaj Danimarkës për shkak të lëndimit, por ka thënë se tash është më mirë dhe pret që të luajë. Ka shtuar se pret ndeshje të vështirë ndaj bullgarëve.
“Kam stërvitur dhe nëse shkon si dje besoj se do të jem gati për ndeshje. I kemi bërë disa analiza dhe jemi optimist pas lojës tonë kundër Danimarkës dhe me ndihmën e shikuesve mund t’ia dalim. Do të na presë një ndeshje më fizike pasi Bullgaria ka një ekip me lojtarë fizikë dhe do të na bëjnë ndeshjen e vështirë”, ka thënë ai.
Kosova – Bullgaria nis në orën 20:45 në “Fadil Vokrri”.
-
Kryeziu shpreson të jetë gati për ndeshjen me Bullgarinë
-
Kryeziu shpreson të jetë gati për ndeshjen me Bullgarinë
-
Kryeziu: Do të marrim më të mirën nga ky barazim për ndeshjet e qershorit
-
Kosova luan me përfaqësuesen që e mposhti në pesë prej gjashtë ndeshjeve
-
Futbollistet e Kosovës të vendosura për kalim në Ligën B