Kosova sonte do të përballet me Danimarkën në një ndeshje miqësore në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes pritet të luajë me një formacion mjaft ofansiv, me sulmin e udhëhequr nga Vedat Muriqi, derisa ka disa probleme në mesfushë shkaku i lëndimeve, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, në vend të Kolollit pritet të luajë Paqarada. Kololli nuk ka stërvitur me grupin asnjë ditë. Në vend të Valon Berishës do të paraqitet Celina, kurse Halimi do të zëvendësojë Hekuran Kryeziun.
Në momentet e fundit mund të ketë ndonjë ndryshim, por sipas burimeve të Koha.net, kjo do të jetë përbërja startuese: Muriq; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada; Shala, Halimi, Celina; Rashica, Zeneli, Muriqi.