Sport

Xheko shihet si zëvendësues i Icardit

Interi është i gatshëm ta transferojë sulmuesin e Romës, Edin Xheko, ka njoftuar të martën “Gazzetta dello Sport”.

Sulmuesi shtatlartë shihet si zëvendësues i Mauro Icardit, që pritet të largohet gjatë verës së këtij viti, transmeton KTV.

Për ta transferuar Xhekon, “Nerazzurrët” duhet t’i paguajnë dëmshpërblim Romës që e ka nën kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

33-vjeçari ka shënuar 85 gola në 169 paraqitje në Serie A që prej ardhjes nga Manchester City në vitin 2015.