Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Monchi kthehet te Sevilla

Foto: Getty Images

Drejtori sportiv Monchi është larguar nga skuadra e Romës për t’u kthyer te Sevilla, ekip te i cili do ta nis punën zyrtarisht më 1 prill, kanë njoftuar mediumet italiane të dielën. Monchi në verën e vitit 2017 u emërua drejtor sportiv te Roma, pasi u largua nga Sevilla.

Megjithatë, Monchi ka shkëputur kontratën me ekipin italian vetëm pak ditë pas shkarkimit të trajnerit Eusebio Di Francesco, i cili liroi vendin te Roma për Claudio Ranierin, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sevilla do të jetë gjithmonë shtëpia ime”, ka thënë Monchi 50-vjeçar, i cili të hënën do të mbajë konferencë për shtyp në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” të Sevillas.