Sport

Man. Utd - Barça kthen kujtimet e finaleve 2009 e 2011

Barcelona do të takohet me Manchester Unitedin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, në një përsëritje të finaleve të viteve 2009 dhe 2011, të cilat ishin fituar nga skuadra katalonjase, atëbotë me ndihmën e golave të Lionel Messit.

"Ne kemi dashur këto ndeshje kundër klubeve më të mëdha. Patëm përballë Barcelonën në finale të viteve 2009 dhe 2011 dhe në gjysmëfinale të vitit 2008. Janë këto ndeshje që tifozët tanë dhe klubi ynë dëshiron t'i ketë. Po presim me padurim këto përballje", ka thënë trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, raporton Koha Ditore.

Manchester City ndërkohë do të përballet në një duel anglez me Tottenhamin, përballja e parë në gara evropiane mes dy skuadrave, ndërsa Juventusi i Cristiano Ronaldos do të takohet me Ajaxin e Amsterdamit, skuadrën që është kthyer në çerekfinale të Championsit pas 16 vjetëve.