Sport

Zielinski pranë vazhdimit me Napolin

Mesfushori i Napolit, Piotr Zielinski është pranë të vazhdojë kontratën me skuadrën italiane, njofton "Calciomercato" të enjten.

Zielinskit 24-vjeçar i është ofruar një kontratë e re pesëvjeçare me vlerë 3 milionë euro në vit.

Zielinski këtë stinor ka luajtur për Napolin në 36 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar pesë gola, transmeton Koha.net.

Ai te Napoli u transferua nga Udinese në verën e vitit 2016 për 14 milionë euro.

Zielinski është reprezentues i Polonisë dhe në 41 ndeshje ka shënuar gjashtë gola me përfaqësuese.