Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

15-vjeçari Belulaj nënshkruan kontratë profesioniste

Erjon Belulaj është bërë prej futbollistëve më të rinj në historinë e klubit Dalkurd FF që nënshkruan kontratë profesionale.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit suedez, që bën gara në rangun e dytë të futbollit të Suedisë, Superettan.

“Lojtari i akademisë së Dalkurdit, Erjon Belulaj, ka nënshkruar kontratë profesionale me ekipin A pasi të enjten ka mbushur 15 vjet. Ai luan si sulmues dhe është një golashënues që e ka dëshmuar veten te të rinjtë. Ai bëhet njëri prej lojtarëve më të rinj në historinë e Dalkurdit që nënshkruan kontratë me ekipin A”, thuhet ndër të tjerash në komunikatën e klubit suedez.

“Është ndjenjë e mirë dhe dua ta tregoj pse më është dhënë ky shans. Shpresoj të zhvillohem më shumë si futbollist duke ushtruar me ekipin A dhe shpresoj ta kem shansin të luajë një lojë këtë vit”, ka thënë Belulaj për faqen zyrtare.

Sulmuesi iu bashkua Dalkurdit në vjeshtën e vitit 2019 pasi luajti për klubin Upsala IF. Gjatë kohës në akademinë e Dalkurdit, Erjon Belulaj ka zhvilluar 71 ndeshje dhe ka shënuar 173 gola.

“Gjithmonë shënoj gola dhe shumë gola në një ndeshje. Jam i fuqishëm dhe i mirë në lojën në ajër dhe mund të shënoj gola nga çdo pozitë”, përfundoi Belulaj.

Edhe Bleon Kurtulus nënshkruan kontratë me Halmstadin Sport Bleon Kurtulus nënshkruan kontratë me Halmstadin

I lumtur me zhvillimin e sulmuesit është shprehur edhe trajneri i ekipit të të rinjve, Julius Brekkan.

“Erjoni ka pasur zhvillim të jashtëzakonshëm me ne. Mbi të gjitha, ai është më i zgjuar tani”, theksoi ndër të tjerash trajneri Brekkan.