Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

15 pikë të Maxhunit ndaj Gjermanisë

Fundori Edon Maxhuni vazhdon me paraqitje të mira për Finlandën. Basketbollisti kosovar të premten shënoi 15 pikë për Finlandën që humbi në udhëtim nga Gjermani me shifrat 94:80. Ndeshja u luajt në Bamberg të Gjermanisë.

Maxhuni në parket i kaloi mbi 27 minuta, ndërsa i kishte edhe dy kërcime e katër asistime. Ishte prej më të mirëve te Finlanda, që njëjtë si Gjermania ka siguruar kualifikimin në Botëror.

Maxhuni këtë edicion po luan pikërisht në Gjermani.

Artikuj të ngjashëm