Tifozi hyn në fushë dhe shtyn Smallingun

Tifozi hyn në fushë dhe shtyn Smallingun

10 March 2019 19:43

Një tifoz ka hyrë në fushë dhe ka shtyrë mbrojtësin e Manchester Unitedit, Chris Smalling, në fitoren e Arsenalit ndaj “Djajve të Kuq” në Emirates.

Incidenti erdhi pak pasi Pierre-Emerick Aubameyang realizoi nga penaltia në minutën e 69-të për të çuar rezultatin në 2 me 0 në të mirë të Arsenalit.

Pasi shtyu Smallingun, tifozi shkoi te lojtarët e Arsenalit që po festonin golin.

Smalling nuk u lëndua dhe ekipi i sigurimit largoi burrin nga fusha.

Ky incident erdhi pak pasi një tifoz grushtoi mesfushorin e Aston Villas, Jack Grealish, në fitoren 1 me 0 ndaj Briminghamit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme