Sport

Mbappe do të mbetet te Parisi

Descriptive Text

Ylli francez Kylian Mbappe ka insistuar se do të mbetet te Paris Saint-Germaini stinorin e ardhshëm, ndonëse skuadra e tij u eliminua në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve nga Manchester Unitedi.

Parisi kishte pësuar 3:1 në ndeshjen e kthimit në shtëpi në mesjavë dhe u eliminua. Për Mbappen është duke u interesuar Real Madridi, por francezi i ri insiston se ende beson në projektin e Parisit, transmeton koha.net.

"Ka shumë njerëz që do të kenë dyshime dhe do të dyshojnë në të ardhmen tonë, por unë ende besoj në këtë projekt. Mendoj se nëse qëndrojmë së bashku do të arrijmë diçka të madhe me këtë klub", ka thënë Mbappe për "Telefoot".