Sport

Llapi kthehet në garë për titull

Llapi i është kthyer garë për titull të Superligës me fitoren 3 me 1 që e siguroi në derbin e kësaj jave ndaj Trepçës ’89.

Llapjanët tani janë dy pikë larg liderit Feronikelit që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, derisa kanë vënë në presion Prishtinën para ndeshjes së saj me autsajderin, KEK-un.

Golat për Llapin i realizuan Veliu, Ahmet Januzi dhe Alidemaj ndërsa golin e nderit për mitrovicasit e shënoi Gëzim Rusi.

Me këtë fitore Llapi tubon 47 pikë, dy më pak se Feronikeli që të dielën ndeshet me Gjilanin.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot, Drita ka mposhtur me rezultat minimal Ferizajn.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Nwabueze në minutën e 14.

Me këtë fitore Drita tubon 35 pikë në pozitën e katërt.

Pas xhiros së 22-të të IPKO Superligës mbyllet faza e dytë e garave. Deri në fund të sezonit mbesin edhe 11 xhiro.