Ish-mesfushori i Përfaqësueses së Italisë, Andrea Pirlo, është në negociata për t'u emëruar trajner i ekipit U-23 të Juventusit, që këtë edicion po garon në Serie C, kanë njoftuar të hënën mediumet italiane.
Pirlo në këtë post pritet të zëvendësojë trajnerin aktual Mauro Zironcelli, i cili do të largohet në fund të këtij edicioni për shkak të rezultateve jo të mira, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJuventusi për herë të parë këtë edicion e ka inkuadruar ekipin e dytë në kategorinë e tretë, që aktualisht renditet i 13-ti me 29 pikë pas 28 ndeshjeve të zhvilluara.
Pirlo i posedon të gjitha licencat për të punuar si trajner dhe pritet të firmos kontratë afatgjate. 39-vjeçari, në vitin 2017 u tërhoq nga futbolli aktiv me fanellën e New York City FC, kurse karrierë ka bërë edhe te Juventusi, Milani, Brescia e Interi.
Ai ka shumë trofe të fituar si futbollist, përfshirë edhe titullin e botës me Italinë në vitin 2006.