Trepça ’89 mposht Flamurtarin

Trepça ’89 mposht Flamurtarin

02 March 2019 19:05

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e kësaj jave në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e Trepçës ’89 ka arritur ta mposhtë Flamurtarin me rezultat 0 me 2 në stadiumin Fadil Vokrri, ku tanimë skuadra e Flamurtarit do t’i luajë ndeshjet si vendas, njofton KP.

Loja më mirë nisi për Flamurtarin të cilët krijuan më shumë raste për gol në pjesën e parë, mirëpo që nuk arritën të shënonin

Pjesa e dytë nisë më mirë për mysafirët të cilët shënuan qysh në minutën e 49 me anë të Hernan, ndërkaq që ishte Diawara ai i cili shënoi për rezultatin përfundimtar.

Trepça 89 renditet në vendin e 6 me 28 pikë, ndërsa Flamurtari me këtë humbje zbret në pozitën e 9 me 26 pikë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme