Sport

Lëndimi detyron qendrën amerikane të largohet nga Rahoveci pa asnjë paraqitje

Pa asnjë paraqitje ka përfunduar aventura e qendrës amerikane Jalen McGaghy te klubi i basketbollit, Rahoveci.

Kjo për shkak të lëndimit që ka pësuar gjatë stërvitjeve të hënën.

17 shkurt 2019 - Rahoveci përforcohet me qendrën amerikane

Klubi ka njoftuar në Facebook se ai ka pësuar lëndim të rëndë dhe është konstatuar se duhet ndërhyrja kirurgjikale. Ai tash do të udhëtojë qysh nesër në SHBA.

Klubi i ka uruar shërim të shpejtë, ndërsa ka thënë se po punon në zëvendësimin e tij shpejt.

“Bordi i KB Rahoveci i dëshiron shërim sa më të shpejtë dhe kthim në parket, ndërsa jemi duke bërë përpjekje për zëvendësim në këtë pozitë brenda kësaj jave”, thuhet në njoftim.