Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali humb durimin me Balen

Real Madridi ka humbur durimin dhe ka marrë një vendim sa i përket Gareth Bales dhe të ardhmes së tij në klub.

“Marca” raporton se drejtuesit e skuadrës, janë lodhur me formën e ndryshueshme të uellsianit dhe se futbollisti do të shitet në fund të kampionatit, transmeton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai shihej si lojtari i mundshëm për të zëvendësuar Ronaldon, por në sezonin e vështirë të Realit, Bale është përballur me shumë mungesa për shkak të lëndimit.

Madje, Bale duket se e ka humbur vendin e titullarit nga i ri Vinicius, por edhe Lucas Vazquez, që kanë treguar formë më të mirë se 29-vjeçari.

Chelsea dhe Tottenhami mund të përfitojnë nga Bale, nëse Real Madridi vendos ta zëvendësojë atë me Hazardin apo Eriksenin.