Sport

“Dardanët” mposhtin përzgjedhjen e kolegjeve, që FFK-ja e quan përfaqësuese të Anglisë

“Dardanët” mposhtin përzgjedhjen e kolegjeve, që FFK-ja e quan përfaqësuese të Anglisë

Ka bërë jehonë në vend një lajm i publikuar në orët e mbrëmjes të së martës në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. "Kosova fiton kundër Anglisë në 'Roma Caput Mundi'", ishte titulli i shkrimit.

Bëhet fjalë për një fitore që përfaqësuesja U-19 e Kosovës në futboll, e përbërë vetëm nga lojtarë të klubeve të vendit, e shënoi të martën në një turne ndërkombëtar që po mbahet në Itali, shkruan sot Koha Ditore.