Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klopp: Është rezultat i mirë

Foto: Reuters

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp barazimin pa gola në Anfield Road ndaj Bayernit e sheh si rezultat pozitiv.

Pas ndeshjes trajneri gjerman ka deklaruar se ishte një ndeshje e tensionuar dhe ekipi i tij do të duhej të shënonte, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ishte një ndeshje e tensionuar nga të dyja ekipet. Nuk është një ndeshje që do ta mbajmë mend pas 30 vitesh. Mbrojtja ishte e mirë, mbajtëm portën e paprekur pa Virgil van Dijkun dhe shumë njerëz nuk do ta prisnin këtë. Shumë gjëra ishin vërtet mirë, por nuk jam ‘mbi hënë’ megjithatë jam në rregull. Nuk është rezultat ëndrrash por është i mirë”, u shpreh ai për BT Sport.