Sport

Roma e Zaniolo i japin Italisë arsye për optimizëm

Roma e Zaniolo i japin Italisë arsye për optimizëm

Pesë muaj më parë, Roma ishte veçuar nga seleksionuesi i Italisë, Roberto Mancini, si skuadër që nuk po i jep minutazhë të mjaftueshme lojtarëve italianë si Nicolo Zaniolo, Lorenzo Pellegrini e Bryan Cristante.

Të martën, Mancini ishte në tribuna në "Stadio Olimpico", ndërsa të tre lojtarët luajtën në fitoren 2:1 të Romës ndaj Portos në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve. Mancini mund të jetë larguar nga ndeshja me një ndjenjë dukshëm më optimiste për të ardhmen e përfaqësuese, përcjell sot Koha Ditore shkrimin e Reuters.