Milani u kthehet fitoreve, mposht thellë Cagliarin

Milani u kthehet fitoreve, mposht thellë Cagliarin

10 February 2019 22:20

Pas dy barazimeve rresht, Milani u është kthyer fitoreve duke mposhtur Cagliarin në xhiron e 23-të në Serie A me rezultat 3 me 0.

Ceppitelli realizoi autogol për ta hapur serinë e golave në minutën e 13-të. Nëntë minuta më vonë, Lucas Paqueta dyfishoi epërsinë, para se Krzysztof Piatek të trefishonte epërsinë në minutën e 62-të.

Milani është i katërti në tabelë me 39 pikë të tubuara, një më shumë se Atalanta, Roma e Lazio që mbulojnë pozitat nga e pesta deri te e shtata. Interi si i treti ka 43 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme