Dortmundi ka arritur të marrë vetëm një pikë në udhëtim te Eintracht Frankfurti.
Ekipet morën nga një pikë duke barazuar me rezultat prej 1-1, transmeton Koha.net.
Reus kaloi Dortmundin në epërsi në minutën e 22 pas asistimit nga Guerreiro.
Por, vendasit barazuan shifrat në minutën e 36 përmes Joviqit.
Në krye të tabelës Dortmundi ka 49 pikë, derisa Frankfurti në vendin e pestë ka 32 pikë.