Istogu me shumë telashe në rrugën drejt Spanjës

Istogu me shumë telashe në rrugën drejt Spanjës

Arsim Maxhera Arsim Maxhera 02 February 2019 09:57

Sfidues ka dalë të jetë udhëtimi i hendbollisteve të Istogut për në Spanjë, ku të shtunën (sot) e të dielën do t'i luajnë dy ndeshjet e një të tetës së finales në Challenge Cup.

Ekspedita e Istogut vetëm të shtunën (sot) në mesditë pritet të arrijë në Alhaurin de la Torre, 17 kilometra larg Malagas, ku do të luhen dy ndeshjet me skuadrën spanjolle Rincon Fertilidad Malaga. Ndeshja e parë luhet të shtunën prej orës 18:30, ndërsa e dyta të dielën nga ora 11:00, shkruan sot Koha Ditore.

Në vend se të kalojnë natën mes të premtes e të shtunës në Malaga, hendbollistet e Istogut e kanë kaluar në Stamboll, për shkak të telasheve që iu kanë dalë rrugës.

Për shkak të nisjes me vonesë të aeroplanit nga Shkupi për në Stamboll sherri i mjegullës, skuadra e Istogut nuk ka mundur ta zinte aeroplanin me të cilin ishte dashur të premten të udhëtonte prej Stambollit për në Malaga. Kjo ka bërë që të premten lojtaret të kalojnë ditën në njërin nga aeroportet e Stambollit, ndërsa vetëm në mbrëmje janë vendosur në hotel.

Udhëtimi nga Stambolli për në Malaga është shtyrë për të shtunën në mëngjes, ndërsa në Malaga istogaset pritet të jenë rreth orës 12:15. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme