Mesfushori nga Mitrovica, Valdet Rama karrierën do ta vazhdojë te klubi shqiptar, Kukësi.
Rama, që ka luajtur edhe në Bundesligë e La Liga, së fundmi ishte pjesë e skuadrës kineze YB Funde, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Valdet Ramën. Mesfushori ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në përfundim të Kampionatit dhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës, me opsion rinovimi edhe për një vit”, thuhet në njoftimin e Kukësit.
Më tutje Kukësi shton se, “futbollisti i lindur në Mitrovicë vjen nga skuadra e YB Funde e Kinës dhe do t’i bashkohet menjëherë ekipit tonë”.