Sport

De Jong forcon lidhjen Ajax - Barcelonë

 

Frenkie de Jong do t'i bashkohet Barcelonës më 1 korrik të vitit 2019, duke u bërë lojtari i 20-të nga Holanda që luan për gjigantin katalonjas. Për De Jongun, Barcelona ka paguar 75 milionë euro, shifër që mund të shkojë deri në 86 milionë, varësisht nga performanca e lojtarit.

Me kalimin mesfushori do të shkojë hapave të gjigantëve holandezë që kanë luajtur për Ajaxin para se të shkëlqejnë te Barcelona, përcjell Koha Ditore shkrimin e Fifa.com.