Përfaqësuesja e Kosovës U19 në futsall ka debutuar me sukses në arenën ndërkombëtare, pasi në ndeshjen e parë në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Evropian e ka mposhtur San Marinon, me rezultat 11:2.
Të përzgjedhurit e Suad Keçit kanë bërë një paraqitje mbresëlënëse në ndeshjen e parë të këtyre parakualifikimeve, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt arritjes së qëllimit për t’u kualifikuar tutje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolat për Kosovën i shënuan Dragusha (7’, 8’), Berbatovci (10’), Maxharraj (15’, 19’, 21’, 32’, 36’), Michelotti (23’-ag), Mataj (30’) dhe Aliu (34’).