Latif Demolli e kishte të shkurtër karrierën si boksier. Vetëm tre vjet i zgjati ajo në klubin më të suksesshëm në Kosovë, Prishtina. Për periudhën 1980-1983, Demolli boksoi jashtë shtetit të atëhershëm vetëm në dy raste, në Itali dhe Hungari.
Por si refer në ring dhe gjyqtar jashtë tij, punë që e bën tash e 35 vjet, Demolli ka qenë në gati çdo shtet të Evropës.
"Kam referuar edhe në Azi dhe Afrikë. Këtë mundësi nuk do ta kisha nëse nuk do të isha pjesë e sportit. Si boksier kam boksuar në Hungari dhe Itali, por si refer e gjyqtar kam referuar në 90 për qind të shteteve të Evropës", thotë me mburrje Lata.
Dhe ai ka pse të mburret. Është gjyqtari me thirrjen më të lartë dhe më i dekoruari në dekadat e fundit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Maqedonci, gjyqtari që po bën emër në futbollin e Suedisë
-
Federata e Boksit kërkon selektor, e hapur edhe për trajnerë të huaj
-
Latifi, kampion në sportin e veçantë të strategjisë e fuqisë
-
Shorti “përjashton” arbitrat e Kosovës me stemë të FIFA-s
-
Medaljet e mëdha të Sami Buzollit, boksierit që shumë e kanë harruar