Sport

Higuaini i jep fitoren Milanit ndaj Spalit

Milani më në fund ka arritur të arkëtojë pikët e plota në Serie A, pas katër xhirove pa fitore.

Në San Siro skuadra e Milanit arriti të mposhtë Spalin me rezultatin prej 2 me 1, transmeton Koha.net.

Rossonerët e përmbysën rezultatin pasi në minutën e 13 ishin në disavantazh kur Petagna kaloi mysafirët në epërsi.

Castillejo barazoi shifrat e Higuain shënoi golin e fitores për Milanin.

Në vendin e pestë Milani ka 31 pikë, kurse Spali në vendin e 16 ka 17 pikë.