Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sporti i Kosovës po lë prapa një vit me plot telashe të natyrës politike

Një valë reagimesh kanë ngjallur diskriminimet e natyrës politike, pre e të cilave ishin sportistët kosovarë gjatë vitit 2018. Reagimet janë shoqëruar edhe me masa konkrete, por edhe këtë vit, njëjtë si në vitet e kaluara, telashet e natyrës politike ishin të mëdha për sportistët e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Telashe e diskriminim pritet të ketë edhe në të ardhmen, me gjithë vendimet që kanë "prodhuar" rastet e 2018-s. Janë vendet që nuk e njohin shtetin e Kosovës ato që diskriminojnë sportistët kosovarë. Vende që sportistëve të Kosovës nuk u mundësojnë trajtim të barabartë ka edhe në Evropë. Këtë vit, pos Serbisë, është veçuar edhe Spanja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pikërisht me shtetin fqinj, Serbinë, kanë filluar telashet e këtij viti. Në fund të muajit mars në Serbi është dashur të mbahet turneu kualifikues për evropian, për hendbollistet deri 20 vjet. Për herë të parë një përfaqësuese e Kosovës u vendos në Serbi, përkatësisht në qendrën sportive Kovilovo në afërsi të Beogradit.

Hendbollistet e reja e zhvilluan edhe një stërvitje në Serbi, por ndeshjet nuk u lejuan të zhvillohen dot. Udhëtimi dhe vendosja e një përfaqësueseje të Kosovës në Serbi bëri bujë në këtë vend. Pati edhe protesta në Beograd dhe reagime të grupeve të tifozëve. Si rrjedhojë shteti serb fillimisht nuk lejoi zhvillimin e ndeshjes mes Serbisë e Kosovës e më pas as dy ndeshjet e tjera të Kosovës.

Për sigurinë e përfaqësueses së Kosovës gjatë qëndrimit në Serbi dhe udhëtimit u angazhuan forca të shumta policore. Por hendbollistet e reja të Kosovës u kthyen pa luajtur ndeshje. Më pas EHF-ja suspendoi dhe dënoi Federatën serbe, ndërsa ai turne nuk u zhvillua fare. U vendos që të kualifikohej Norvegjia.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).