Arjen Robben afër transferimit te PSV-ja

Arjen Robben afër transferimit te PSV-ja

17 December 2018 19:39

Arjen Robben, pas një dekade qëndrimi te Bayern Munich, do të largohet nga “bavarezët” në fund të sezonit si futbollist i lirë.

35-vjeçari mund të rikthehet në kampionatin holandez te skuadra PSV, me të cilin ekip ishte aktivizuar në vitin 2002 deri në 2004.

Sipas mediave gjermane drejtuesit e klubit holandez thuhet se kanë nisur bisedimet me Robbenin, që gjatë verës do të jetë futbollist i lirë.

Robbeni, në këtë sezon me Bayernin, në 15 ndeshje, ka pesë gola të shënuar dhe dy asistime.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme