Virgil van Dijk beson se shfaqjet e Xherdan Shaqirit mund të jenë një përbërës jetik në luftën e Liverpoolit për titullin.
Shaqiri, erdhi nga stoli për të shënuar një dy golësh të dielën, duke vulosur një fitore 3-1 ndaj rivalëve të hidhur të Manchester United, shkruan kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo27-vjeçari tani ka pesë gola në 13 paraqitje të Premier Ligës që kur është bashkuar me Reds nga Stoke dhe Van Dijk ka qenë një tifoz që nga goditja spektakolare e Shaqirit në triumfin miqësor para sezonit kundër Unitedit në Shtetet e Bashkuara.
"Në fund, Shaqa i madh erdhi dhe bëri punën për ne. Ai është një lojtar fantastik", tha qendërmbrojtësi për faqen zyrtare të Liverpool.
"Ai e tregoi atë që nga ndeshja e parë kundër Manchester United në Amerikë. Ai është diçka ndryshe”, u shpreh ndër tjerash Van Dijk.
Fitorja e djeshme ishte e para për Liverpooli në ndeshje që nga marsi i vitit 2014 në Premier League dhe Van Dijk ishte i kënaqur për këtë gjë.
"Ishte e veçantë," tha ai. "Kishte shumë kohë më parë që ne nuk fitonim dot ndaj tyre në shtëpi”, përfundoi ai.